image Babai i Thaçit e pyet Tërnavën për gjendjen e të birit dhe shokëve të tij në Hagë - VIDEO

Sociale

Babai i Thaçit e pyet Tërnavën për gjendjen e të birit dhe shokëve të tij në Hagë – VIDEO

news image

Xhamia e vjetër e fshatit Burojë në komunën e Skenderajt ka shënuar 300-vjetorin e themelimit të saj. Për kremtimin e kësaj ngjarjeje, të enjten atje janë mbledhur qindra persona, transmeton Gazeta Sinjali.

Në takim mori pjesë edhe myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, i cili zhvilloi një bisedë me Haxhi Thaçin, babain e ish-presidentit të vendit Hashim Thaçi.

Gjatë takimit, Thaçi u sigurua të pyesë për gjendjen e djalit të tij, Hashimit, i cili po bën dy vite që ndodhet në Qendrën e Paraburgimit të Dhomave të Specializuara në Hagë. Kjo pyetje erdhi pasi që Tërnava bashkë me klerikët tjerë fetarë në vend, javë më parë vizituan ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.

Ata më shëndet ishin mirë, me humor mirë, ngarkesë shpirtërore nuk kanë aty, se e din pse janë aty…”, tha Tërnava.

Jo vetëm për djalin e tij, Haxhi Thaçi u interesua edhe për gjendjen e shokëve të Thaçit, raporton Tëvë1.

A na qitën kafe aty, a na qitën çaj”, u shpreh Tërnava.

E këto fjalë, e gëzuan pa masë babanë e ish-presidentit.

Boll jena gëzu…”, tha Haxhi Thaçi.

Aktakuza ndaj ish-presidentit Thaçi është konfirmuar më 26 tetor 2020 ndërsa është bërë publike më 5 nëntor, ditën kur ai hoqi dorë nga pozita e presidentit të Kosovës dhe të njëjtën ditë u transferua për në Hagë.

Mbi ish-presidentin Thaçi si dhe ish-pjesëtarët tjerë të UÇK-së, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi të cilët ndodhen në paraburgim në Hagë rëndon akuza në të cilën thuhet se “së paku midis marsit 1998 dhe shtatorit 1999 u kryen krimet e luftës të arrestimit dhe ndalimit të paligjshëm ose arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes së paligjshme dhe krimet kundër njerëzimit, të burgosjes, akteve të tjera çnjerëzore, torturës, vrasjes së paligjshme, zhdukjes me forcë të personave dhe përndjekjes”.

Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi të cilët gjenden në paraburgim që nga nëntori i vitit 2020, janë deklaruar të pafajshëm që në seancat e para.

/GazetaSinjali/