image Babai i Sokolit shfaqet para marketit nën përcjelljen e policisë - Video

Siguri

Babai i Sokolit shfaqet para marketit nën përcjelljen e policisë – Video

news image

Halil Halili, babai i Sokol Halilit është duke u marrë në pyetje nga Policia e Kosovës në shtëpinë e tij.

Halili ka negociuar me policinë për tu dorëzuar i biri i tij, mirëpo kjo tentativë e policisë dhe babait të tij, rezultoi e pasuksesshme pasi që vrasësi i gruas shtatzënë kishte vendosur ti jap fund jetës.

Pamjet e fundit në vendin e ngjarjes shihet babai i Sokolit para marketit të tyre teksa hyn në oborr së bashku me policët.

Përkundër të gjitha masave të ndërmarra dhe tentativës për negocim, nga njësitet dhe kompetentët policorë i njëjti nuk është dorëzuar dhe me armës zjarri ka kryer aktin e vetëvrasjes.

Lidhur me rastin janë duke vazhduar veprimet e mëtejme nga njësitet relevante policore, përfshirë ekzaminimin e vendit të ngjarjes, përderisa për procedura të mëtejme janë informuar Prokuroria dhe Inspektorati Policor i Kosovës.

/GazetaSinjali/