image Babai i Klodian Rashës i dhuron të gjitha paratë për bamirësi

Shqipëri

Babai i Klodian Rashës i dhuron të gjitha paratë për bamirësi

news image

Babai i Klodian Rashës, Qazim Rasha, ka vendosur që t’i dhurojë të gjitha parat e mbledhura për djalin e tij, për bamirësi, shkruan Gazeta Sinjali.

Paratë do të shkojnë për një vajzë të vogël nga Shkupi, e cila ka nevojë urgjente për t’u kuruar.

Jam pa fjalë, jam pa fjalë, çdo zemër të shërohet, asnjë zemër të mos lëndohet, çdo nënë të gëzojë, Zoti i bekoftë të gjithë, gjithmonë paçi të mira, asnjë familje mos e përjetoftë. Mundohuni të shëroni zemrat, shpëtoni zemra, Zoti do ua kthejë me të mira. Faleminderit”, u shpreh Qazim Rasha.

Ndryshe, familja Rasha ka pranuar pensionin e lidhur nga qeveria pas vrasjes së djalit të tyre Klodian Rasha nga efektivi i policisë.

“Ata janë shprehur se do ta marrin pensionin e dhënë nga qeveria, por jo për vete, por do ta dhurojnë për bamirësi.

Do ta pranojmë pensionin nga qeveria. Do ta marrim dhe do ta dhurojmë për bamirësi,”, mësohet të jenë shprehur anëtarët e kësaj familjeje, /Gazeta Sinjali/