image Babai i ish-presidentit Hashim Thaçi: Jemi mërzit boll për të

Kosovë

Babai i ish-presidentit Hashim Thaçi: Jemi mërzit boll për të

news image

Jena mërzit boll, jemi mërzit boll për të”, janë fjalët e Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit Hashim Thaçi, për djalin e tij që po vazhdon të mbahet në qendrën e paraburgimit në Hagë.

Sot, kur u bë një vit nga dorëzimi i Thaçit në Hagë, Haxhi Thaçi thotë se mbajtja e ish-krerëve të UÇK-së në paraburgim është e padrejtë dhe drejtësia do të triumfojë së shpejti.

Unë mendoj se do të lirohen së shpejti sepse janë të pafajshëm tanë. Të fortë janë kanë edhe kanë me kanë. Ku të qëllojnë ata kanë me kanë të fortë”, shtoi ai për televizionin publik.

Ai thekson se lufta dhe gjithë veprimtaria e djalit të tij e bën të ndihet krenar. “Është në burg për këtë Atdhe”, shtoi babai i ish-presidentit Thaçi.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë paraqitjes së tij të parë në Hagë, ishte deklaruar i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, të ngritur nga Dhomat e Specializuara.

Veprat që rëndojnë ndaj Thaçit kanë të bëjnë me krime lufte, ndalimit të paligjshëm ose arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes së paligjshme dhe krimet kundër njerëzimit të burgosjes, akteve të tjera çnjerëzore, torturës, vrasjes së paligjshme, zhdukjes me forcë të personave dhe përndjekjes, të cilat sipas Dhomave të Specializuara, janë kryer midis marsit 1998 dhe shtatorit të vitit 1999. /GazetaSinjali/