Policia e Kosovës ka arrestuar dje në Rahovec një person të dyshuar për vrasje në tentativë, shkruan Gazeta Sinjali.
I dyshuari, sipas Policisë, nën ndikim të alkoolit ka shtënë me armë zjarri në drejtim të djalit të tij.
Policia të arrestuarit i ka gjetur një armë, të cilën e kishte me leje, 57 fishekë, raporton Sinjali.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.