image Babai e torturon për vdekje vajzën e tij 14 muajshe, ia thyen këmbën dhe e kafshon

Siguri

Botë/ Babai e torturon për vdekje vajzën e tij 14 muajshe, ia thyen këmbën dhe e kafshon

news image

Daniel Ashurst nga Anglia është dënuar për vrasjen e vajzës së tij 14 muajshe, pasi e torturoi për vdekje.

Ashurst, 33-vjeçari është gjykuar nga një juri në Gjykatën e Manchester Crown, transmeton Gazeta Sinjali.

Vajza e tij, Hollie, kishte dëmtime të shumta në zonën e kokës dhe qafës, gjakderdhje në tru dhe në sy. Po ashtu, kyçi i një prej këmbëve të saj ishte i thyer dhe kishte dy shenja kafshimi në dorë dhe kofshë, shkruan Daily Mail.

Raportohet se çifti kishte debatuar një natë më parë dhe flinin në dhoma të ndara.

Ndërsa, në ditën kur ndodhi ngjarja e tmerrshme, 33-vjeçari kishte mbetur vetëm me vajzën e tij në shtëpi, pasi bashkëshortja, Leanne Thompson, 27-vjeç, kishte shkuar në punë./Gazeta Sinjali/