image "Azginë" në studio, i ikin gjykatës

Kosovë

Drejtësi/ “Azginë” në studio, i ikin gjykatës

news image

Dy ish-deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk po paraqiten në gjykimin ku akuzohen për kanosje dhe respektivisht lëndim trupor.

Frashër Krasniqi, tani kandidat për Deputet nga Partia SocialDemokrate dhe Milaim Zeka, kandidat për Kryeministër nga Partia Euro Atlantike, nuk janë paraqitur sërish në gjykatë.

Ftesa për ish-Deputetin e PSD-së i ishte dërguar në selinë e vjetër të kësaj partie, ndërsa Milaim Zeka sipas një postimi  në Facebook gjendet në Gjermani.

Këta të dy ishin përfshirë në përleshje  në shtator të vitit 2017 gjatë një debati të drejtpërdrejt televiziv.

Në një moment të këtij debati, sipas pamjeve të transmetuara, Frashër Krasniqi hodhi ujë në drejtim të Milaim Zekës, ndërsa të njëjtën gjë e bëri pastaj edhe Zeka ndaj Krasniqit. Pastaj Krasniqi, u ngrit nga karrigia e debatit dhe e sulmoi fizikisht Zekën.

Prokuroria e ngarkon Krasniqin për veprën penale “lëndim i lehtë trupor”, ndërsa Zekën për veprën penale “kanosje”.

Aktakuza ndaj dy deputetëve përshkruan se  më 29 shtator 2017 përleshja fizike ndaj dy të akuzuarve kishte ndodhur gjatë një emisioni televiziv të transmetuar drejpërdrejt.

Pas fyerjeve e sharjeve në mes të Krasniqit e Zekës, situata kishte eskaluar në përleshje fizike mes tyre.

Të dy kishin munguar në gjykatë edhe në seancën e 27 korrikut. /Gazeta Sinjali/