Banori i shtëpisë më të famshme në vend “Big Brother VIP Kosova”, Azemi sot ka tronditur Albën dhe shikuesit e këtij formati, teksa rrëfeu disa detaje nga fëmijëria e tij.
Ai pa treguar se nga kush, tha se është dhunuar fizikisht dhe se që në moshë të hershme e ka marr në mbrojtje edhe nënën e tij.
“Kam pas çdo ditë dhunë fizike, çdo ditë unë jam rritë me këtë, për këtë edhe kam lidhje shumë të fortë me mamin tem. Kur nuk e kam afër ajo bie në depresion, sepse gjithmonë jam kanë unë që e kam mbrojtur”, u shpreh ai.
Teksa zhvillonte këtë bisedë me Albën të cilës i thotë se deri në moshën 20-vjeçare është përballur me këtë dhunë, ai gjatë një momenti i flet në vesh dhe i thotë se në moshën 7-vjeçare ka tentuat të bëjë vetëvrasje.