image Axha e gjen nipin të vdekur në banesën e tij në Mitrovicë, Policia: Ishte i sëmurë dhe përdorues i alkoolit

Kosovë

Vdekje e dyshimtë/ Axha e gjen nipin të vdekur në banesën e tij në Mitrovicë, Policia: Ishte i sëmurë dhe përdorues i alkoolit

news image

Një person është gjetur pa shenja jete mëngjesin e djeshëm në Mitrovicë.

Siç njofton Policia, viktimën e ka gjetur pa shenja jete në banesë axha i tij, i cili e ka raportuar rastin, shkruan Gazeta Sinjali.

“Mitrovicë 09.03.2020-10:00. Raportohet se viktima mashkull kosovar nga axha i tij ishte gjetur në banesën e tij pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor”, thuhet në njoftim.

Trupi i pajetë i tij i është liruar familjarëve dhe nuk është dërguar në institutin e mjekësisë familjare, pasi sipas Policisë i ndjeri “kishte qenë i sëmurë, kishte qenë përdorues i alkoolit si dhe në trupin e tij nuk janë vërejtur shenja dhune”.

Për rastin është informuar prokurori kujdestar i cili ka rekomanduar që rasti të shkoj në procedurë të rregullt. /Gazeta Sinjali/