image Avokatja e Jakup Krasniqit kërkon ta mbrojë Salih Mustafën, Supremja e Specialjes merr dy vendime

Drejtësi

Avokatja e Jakup Krasniqit kërkon ta mbrojë Salih Mustafën, Supremja e Specialjes merr dy vendime

news image

Gjykata Supreme e Speciales në Hagë ka nxjerrë dy vendime në çështjen ndaj ish-komandantit të UÇK-së, Salih Mustafa.

Paneli i Supresmes vendosi se avokatja Venkateswari Alagendra nuk e kishte njoftuar Trupin Gjykues II (në të cilin njëri prej të akuzuarve është Jakup Krasniqi, të cilin ajo gjithashtu e përfaqëson) lidhur me synimin e saj që ta përfaqësojë Mustafën, në mënyrë trupi gjykues të vendoste nëse ekziston ndonjë konflikt interesi

“Rrjedhimisht, Paneli deklaroi se emërimi i Alagendra si avokate e re e Mustafës nuk ka efekt juridik dhe urdhëroi Administratoren që të caktojë mbrojtësin kujdestar për të përfaqësuar Mustafën derisa të zgjidhet çështja”, thuhet në njoftimin e Speciales.

Në vendimin e dytë, Paneli hodhi poshtë kërkesën e Mbrojtjes së Mustafës lidhur me zgjatjen e afatit për të dorëzuar kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë pasi avokatja Venkateswari Alagendra, siç thotë Specialja, “për momentin nuk ka legjimitet për të dorëzuar ndonjë kërkesë në emër të Mustafës, përfshirë kërkesën për zgjatjen e afatit”.

“Paneli gjithashtu vuri në dukje se, edhe nëse Alagendra do ta gëzonte këtë legjimitet, afatet kohore të parashikuara në Ligj (kërkesat për mbrojtjen e ligjshmërisë duhet të dorëzohen brenda tre muajve nga aktgjykimi i formës së prerë) nuk mund të ndryshohen me Rregulloren e Punës dhe të Provave”, njoftoi Specialja.

/GazetaSinjali/