image Avokati kosovar ftohet nga Gjykata Speciale

Drejtësi

Drejtësi/ Avokati kosovar ftohet nga Gjykata Speciale

news image

Nuhi Krasniqi, avokat me profesion dhe ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është ftuar nga Gjykata Speciale, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin e ka konfirmuar Hysni Gucati, kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

“Sot mora lajmin që avokati dhe luftëtari i lirisë së UÇK-së z. Nuhi Krasniqi nga Malisheva është thirrur nga Gjykata Speciale , si gjithë luftëtarët e lirisë edhe ky do të dalë i pastër”, shkruan Gucati, transmeton Gazeta Sinjali.

Kujtojmë se deri më tani Gjykata Speciale ka intervistuar mbi 200 persona. Është paralajmëruar që aktakuzat e para do të ngriten brenda këtij viti. /Gazeta Sinjali/