image Avokati i Veselit në Speciale kishte mbrojtur edhe Ramush Haradinajn në Tribunalin e Hagës

Drejtësi

Avokati i Veselit në Speciale kishte mbrojtur edhe Ramush Haradinajn në Tribunalin e Hagës

news image

Përfaqësues ligjor në Gjykatën Speciale, ish-kreu i PDK-së, Kadri Veseli do ta ketë avokatin e njohur britanik, Ben Emmerson.

Ai është i specializuar në të drejtën ndërkombëtare dhe të drejtave të njeriut, të drejtës ndërkombëtare dhe penale kushtetuese e publike, e njeh shumë mirë Kosovën, UÇK-në dhe luftën e saj për liri.

Emmerson e ka mbrojtur edhe ish Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj i cili u shpall i pafajshëm për të gjitha akuzat.

Ish Kryeministrja britanike, Theresa May, duke folur për figurën e Ben Emmerson, e ka cilësuar si një ndër avokatët më të mirë që ka Britania.

Aktualisht, Ben Emmerson është edhe avokat i Mbretëreshës në Angli.Për punën e suksesshme ndërkombëtare, për të është realizuar edhe një film i quajtur “Official Secrets”, bazuar në ngjarje të vërtëtë, i cili ka fituar çmime ndërkombëtare./Gazeta Sinjali/