image Avokati i Veselit - gjykatësit: Ju e dini, s’ka asnjë fije prove kundër tij

Drejtësi

Avokati i Veselit – gjykatësit: Ju e dini, s’ka asnjë fije prove kundër tij

news image

Derisa kritikoi prokurorinë për nxjerrjen e materialeve, avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson, i tha gjykatësit Nicolas Guilloi, se nuk ka asnjë provë kundër klientit të tij, shkruan Gazeta Sinjali.

Madje, sipas Emmerson, këtë gjë e di edhe vet Guilloi.

“Ju i nderuari gjykatës, e kuptoni nga analiza e provave që pretendimet e materialit kundër Kadri Veselit janë shumë të dobëta. Bazohet në prova që nuk ekzistojnë. S’ka asnjë fije prove kundër tij, tha Emmerson./Gazeta Sinjali/