Avokati i presidentit të SHBA, Rudy Giuliani ka bërë një deklaratë të fortë duke thënë se investitori dhe filantropi George Soros po përdor ambasadat amerikane në Evropën Lindore për ta mbrojtur veten dhe për t’i sulmuar armiqtë.
Më tej ai shton se Soros ka themeluar shoqërinë e tij DA për të liruar kriminelë. Giuliani shrpehet se Soros është armiku numër një i Partisë Republikane në SHBA me në krye Trump.
“Soros është armiku numër një i Partisë Republikane. Ai është si një anarkist. Ai financoi DA që po i lënë kriminelët të lirohen. Dhe në Evropën Lindore ai përdor ambasadat tona për të mbrojtur organizatën e tij dhe për të sulmuar armiqtë e tij”, ka shkruar Giuliani.
Në Evropën Lindore përfshihet edhe Shqipëria, dhe në Shqipëri opozita bashkë me presidentin Ilir Meta ka hedhur akuza të forta për lidhjen e Soros me kryeministrin Edi Rama.
Në Shqipëri Fondacioni Shoqëria e hapur e George Soros e zhvillon aktivitetin që prej vitit 1994.