image Avokati i Trumpit: Do të bëja gjithçka ta nxirrja presidentin e pafajshëm

Botë/ Avokati i Trumpit: Do të bëja gjithçka ta nxirrja presidentin e pafajshëm

news image

Avokati personal i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Rudy Giuliani, ka thënë se do të dëshmonte në gjyqin e shkarkimit të Trumpit dhe se do të bënte gjithçka që ta nxjerrte atë të pafajshëm.

“Do të dëshmoja. Do të jepja leksione, do të jepja përmbledhje faktesh”, tha Giuliani, ndërsa mbrriti të martën në darkë me kravatë të zezë në festën e Vitit të Ri në pronën e Presidentit Trump në Florida.

Giuliani, ish kryetar i Bashkisë së Nju Jorkut dhe mik i ngushtë prej një kohe të gjatë Presidentin Trump, nuk pritet të jetë një nga avokatët e tij që do ta mbrojnë në një gjykim të Senatit, që ende nuk është planifikuar, me këshilltarin e Shtëpisë së Bardhë, Pat Cipillone, që ka gjasa të jetë avokati kryesor i Trumpit, shkruan VOA.

Avokati Giuliani është një figurë kryesore në presionin ndaj Ukrainës për të nisur hetimet për të përfituar politikisht Trump-i.

Trump përballet me dy akuza të fajësimit të miratuara muajin e kaluar nga shumica e ligjvënësve demokratë në Dhomën e Përfaqësuesve të kontrolluar nga demokratët ndërsa republikanët i kundërshtuan ato njëzëri. Trump akuzohet se ka abuzuar me pushtetin duke i bërë trysni Kievit për të hapur një hetim ndaj një prej sfiduesve të tij më të mirë demokratë në vitin 2020, ish-nënpresidentin Joe Biden dhe akuzën e pengimit të Kongresit në hetimin për veprimet e tij të lidhura me Ukrainën.

Dëshmia e Giuliani, nëse ndodh ndonjëherë, mund të jetë informuese./Gazeta Sinjali/