image Avokati i Trump: Nuk kemi nevojë për gjykata

Botë

Avokati i Trump: Nuk kemi nevojë për gjykata

news image

Pas humbjes së betejave ligjore në gjashtë shtete në lidhje me pretendimet për manipulim të zgjedhjeve, avokati i Trump, Rudy Giulian, ka thënë se rruga drejt presidencës nuk i përfshin gjykatat.

“Fakti i thjeshtë është që ne nuk kemi nevojë për gjykata. Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara ia jep pushtetin e vetëm ligjvënësit shtetëror për të vendosur rreth zgjedhjeve presidenciale”, tha Giuliani.

Pretendimi i tij erdhi në kohën kur ekipi ligjor i Trumpit po vazhdon t’i humb rastet në gjykata në gjashtë shtetet kyçe – Arizona, Georgia, Michiga, Minnesota, Nevada dhe Wisconsin.

Zyrtarët e fushatës së Trumpit i kanë dorëzuar 46 padi prej ditës kur Joe Biden u emërua si president i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara. Asnjëra nga këto padi nuk ka gjasa të mëdha për të pasur sukses në qëllimin për të cilin është ngritur, shkruan Daily Mail.

/Gazeta Sinjali/