image Avokati i Thaçit: Kur do t’i vijë fundi kësaj çështjeje?

Drejtësi

Avokati i Thaçit: Kur do t’i vijë fundi kësaj çështjeje?

news image

Avokati i Hashim Thaçit, Gregory Kehoe, ka shprehur indinjatën e tij me pozicionin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe zvarritjen e procesit të nxjerrjes së dokumenteve.

“Është shokuese për mua pozicioni i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, dhe  jam i sigurt që edhe ju zotëri gjykatës jeni mërzitur nga kjo”, ka thënë Koehe.

“Klientët tanë janë të burgosur që nga viti i kaluar. Kolegu avokat sapo tha që afati fillestar ishte maji. E kuptoj zoti gjykatës që e keni shtyrë. Çfarë ka ndodhur? Që nga konferenca e parë ne i kemi marrë 1 mijë e 732 dokumente teksa mbrëmë i kemi marrë mbi 200 dokumente”.

Koehe u shpreh i pakënaqur me kërkesën që ky afat të shtyhet për 31 janar, duke e quajtur qesharake situatën ku klientit të tij i duhet që gjatë kësaj kohe të qëndrojë në burg.

“Jam dakord me [avokatin] Roberts. Kur do t’i vijë fundi kësaj çështjeje? Tani na kërkohet që afati të shtyhet deri më 31 janar”.

“Flitej që gjykimi do të fillonte në këtë vit, teksa tani dëgjojmë këtë kërkesë për shtyrje. Klienti im është në burg. Kjo është qesharake. Ata kanë vendosur që t’i ndalojnë këta burra”./GazetaSinjali/