image Avokati i Thaçit kritikon prokurorinë: Kërkonin që gjykimi të niste këtë muaj, ende s’janë përgatitur vetë

Drejtësi

Avokati i Thaçit kritikon prokurorinë: Kërkonin që gjykimi të niste këtë muaj, ende s’janë përgatitur vetë

news image

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Misetic, është shprehur i habitur se si Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk është ende gati për t’i kryer përgatitjet e nevojshme përpara gjykimit.

Në seancën e sotme, avokati Misetic deklaroi se prokuroria kishte kërkuar që këtë muaj të niste gjykimi, ndërsa ende nuk janë gati.

“Ne duam të shprehim çudinë tonë që ende janë në përgatitje këto raporte ekspertësh. Në nëntor, ZPS-ja tha se nuk kishte asnjë arsye pse të mos fillonte gjyqi këtë muaj dhe tani po na thuhet që janë ende në përgatitje tri raporte ekspertësh dhe se nuk do të jenë gati për afatin e përcaktuar”, tha avokati Misetic.

Ai kërkoi nga gjykatësi, Nicolas Guillou, ta përcaktojë një afat në mënyrë që Zyra e Prokurorit të Specializuar të kushtëzohet që t’i kryejë detyrat e saj më shpejt./Gazeta Sinjali/