image Avokati i Thaçit kërkon lirimin me kusht të ish-presidentit

Drejtësi

Avokati i Thaçit kërkon lirimin me kusht të ish-presidentit

news image

David Hooper, avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka kërkuar që ky i fundit të lirohet me kusht, shkruan Gazeta Sinjali.

Hooper ka thënë se nuk i pranojnë në asnjë moment kriteret për burgosjen e Thaçit.

“Çështja është një çështje shumë e rëndësishme, duke e marrë parasysh mbajtjen në burgimit të zotit Thaçi. Në seancën e parë, javën e parë, ne e thamë qartë se nuk i pranojmë për asnjë moment kriteret e nevojshme për burgosjen e zotit Thaçi, që parashikohet në nenin 41. Kështu që, në këto rrethana, është synimi i tij që të aplikojmë për lirimin e tij me kusht”, tha ai./Gazeta Sinjali/