image Avokati i Thaçit dhe avokati i Veselit nuk bien dakord për një çështje

Drejtësi

Avokati i Thaçit dhe avokati i Veselit nuk bien dakord për një çështje

news image

Avokati i ish-presidentit Hashim Thaçit, Ben Emmerso si dhe avokati i ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit, David Hooper nuk janë pajtuar lidhur me planin e nxjerrjes së provave që Zyra e Prokurorit të Specializuar pretendon se i posedon kundër ish-krerëve të UÇK-së.

Hooper nuk është pajtuar që Prokuroria t’ia dorëzojë materialin Gjykatës, ndërsa këtë e ka kundërshtuar Emmerson.

“Ne jemi dakord me qasjen që ka paraqitur Prokuroria .Unë kam qenë edhe vetë gjykatës për Tribunalin për krimet në ish-Jugosllavi dhe jam i pajtimit që materiali i Prokurorisë t’i jepet Gjykatës”, ka thënë Emmerson.

Paraprakisht, prokurorja ka thënë se gjykatësi duhet t’i ketë këto materiale
“Ne mendojmë që gjykatësi duhet t’i marrë këto materiale”, ka thënë ajo./Gazeta Sinjali/