image Avokati i Popullit del me raport për vrasjen e gruas nga ish-bashkëshorti në Emshir

Drejtësi

Avokati i Popullit del me raport për vrasjen e gruas nga ish-bashkëshorti në Emshir

news image

Avokati i Popullit ka dalë me një raport në lidhje me vrasjen e një gruaje në lagjen “Emshir” të Prishtinës më 14 mars të këtij viti nga bashkëshorti i saj, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas raportit, konstatohet se autoritetet përgjegjëse nuk e kishin vlerësuar mjaftueshëm rrezikun edhe pse viktima e kishte deklaruar atë.

“Në këtë Raport konstatohet se autoritetet përgjegjëse nuk e kishin vlerësuar mjaftueshëm rrezikun, përkundër faktit se viktima e kishte deklaruar atë, se kishte munguar koordinimi i veprimeve ndërmjet autoriteteve përgjegjëse, nuk ishte njoftuar mbrojtësi i viktimave, si dhe nuk ishte përpiluar ndonjë plan sigurie për viktimën. Raporti gjen po ashtu se Procedurat Standarde të Veprimit për Mbrojtje nga Dhuna në Familje në Kosovë në këtë rast nuk janë respektuar”, thuhet në njoftimin e Avokatit të Popullit.

Po ashtu, në raport theksohet se ka pasur mungesë të koordinimit të veprimeve përgjegjëse duke thënë se nuk ishte njoftuar mbrojtësi i viktimave dhe nuk ishte përpiluar ndonjë plan sigurie për viktimën./Gazeta Sinjali/