image Avokati i Haradinajt: Procesi ndaj Thaçit dhe Veselit mund të zgjasë 3-4 vite

Drejtësi

Avokati i Haradinajt: Procesi ndaj Thaçit dhe Veselit mund të zgjasë 3-4 vite

news image

Avokati i Haradinajt, Toby Cadman tha se ai shpreson në uljen e dënimit prej 4.5 vjetësh ndaj klientit të tij. Duke folur për të pandehurit e tjerë që po gjykohen në Hagë, Cadman thotë se për shkak të aktakuzave dhe numrit të madh të dëshmitarëve, disa procese, si ato ndaj ish udhëheqësve të Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, mund të zgjasin 3 apo 4 vjet.

“Shumë prej tyre në fakt po ndiqen më gjatë se dy vjet. Disa prej tyre janë hetuar me vite të tëra para se të jenë dërguar në Hagë dhe të akuzohen. Nasim Haradinaj, të cilin e mbroj unë, është dënuar gjatë këtij viti. Seancat e apelit i kemi më 1 dhe 2 dhjetor. Presim një vendim përfundimtar në fillim të vitit të ardhshëm. Në lidhje me çështjet e mëdha që përfshijnë Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe të tjerët, procesi gjyqësore ende nuk ka filluar”, deklaroi ai në një intervistë për Zërin e Amerikës.

“Ekipet mbrojtëse dorëzuan së fundmi gjithë dokumentaconin paraprak. Ajo që po presim tani është caktimi i trupit gjykues. Besoj se do të ndodhë brenda disa muajve të ardhshëm dhe më pas të fillojnë gjykimet. Por, kur shikoni madhësinë e aktakuzës dhe numrin e dëshmitarëve, procesi gjyqësor mund të zgjasë tre ose katër vjet”, vijon tutje ai.

Ndërkaq, për klientin e tij, ish-nënkryetarin e OVL-UÇK, Nasim Haradinajn, ka thënë se pret në shfuqizimin e vendimit ndaj tij dhe lirimin nga akuza.

Ai ka folur edhe për raportin e Dick Martyt, duke potencuar se si asnjë nga ish-krerët e UÇK-së nuk po akuzohen nga raporti i ish-kryeprokurorit zviceran.

“Para së gjithash, unë mendoj se duhet parë fakti që asnjë nga individët nuk është akuzuar për ndonjë gjë që vjen nga raporti i Dick Martit. Ekipet mbrojtëse, që punojnë me të pandehurit, e kanë ngritur si problem se e gjithë baza e krijimit të Dhomave të Specializuara ishte raporti i Dick Marty-t dhe se asnjë provë nuk u gjet për asnjërin prej individëve si rezultat i raportit”, deklaroi ndër të tjera ai.

/GazetaSinjali/