image Avokati i Haradinajt: Në fund të ditës do të kërkojë lirimin e tij

Kosovë

Avokati i Haradinajt: Në fund të ditës do të kërkojë lirimin e tij

news image

Pak minuta më parë përfundoi seanca ndaj nënkryetarit të OVL-UÇK-së në Dhomat e Specializuara në Hagë, shkruan Gazeta Sinjali.

Avokati i Haradinajt u shpreh se sot në fund të ditës do të parashtrojë kundërshtim në lidhje me paraburgimin.

“Avokati i Gucatit në kundërshtimin e tij të paraburgimit ka kërkuar një seancë dëgjimore dhe unë do t’i bashkëngjitëm kësaj seance. Edhe unë do të bëj një parashtrim në fund të ditës së sotme”, tha ai.

Seanca për deklarim rreth fajësisë apo pafajësisë, pritet të mbahet më 7 ose 8 janar.

Seanca për Nasim Haradinajn është mbyllur në ora 11:50.

Ndryshe, Haradinaj akuzohet për pengim, kërcënim, hakmarrje dhe zbulim të të dhënave të Speciales.

/Gazeta Sinjali/