image Avokati i akredituar në Dhomat e Specializuara: Dorëheqja e Smith mund të shkaktojë zvarritje të procesit në Hagë

Drejtësi

Avokati i akredituar në Dhomat e Specializuara: Dorëheqja e Smith mund të shkaktojë zvarritje të procesit në Hagë

news image

Avokati i akredituar në Dhomat e Specializuara, Artan Qerkini, ka folur për dorëheqjen e papritur të kryeprokurorit Jack Smith, duke thënë se dorëheqja e tij do të shkaktojë vonesa të tjera në gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së.

“Besoj se dorëheqja e tij do të shkaktojë vonesa të tjera në fillimin e këtij procesi edhe ashtu të stërzgjatur”, tha Qerkini në Edicionin Special të Klan Kosova.

Avokati tha është se është pazakontë që Smith është kryeprokurori i dytë që po jep dorëheqje nga kjo detyrë në një periudhë të shkurtër.

Tutje Qerkini tha se është e nevojshme që pasuesi i Smith t’i përmbahet standardeve profesionale.

“Deri më tani ekipi mbrojtës me të drejtë e ka fajësuar prokurorinë për zvarritjen e procesit, sepse prokuroria kishte deklaruar se ishte e gatshme për gjykim që nga qershori i vitit 2021, ndërsa ajo ende nuk i ka dorëzuar të gjitha provat tek mbrojtja, kështu që për mbrojtjen, e rëndësishme është që të vie një kryeprokuror që do t’i përmbahej standardeve profesionale dhe standardet për një gjykim të shpejtë dhe efikas, ngase në rastet kur të pandehurit janë në paraburgim, procedura duhet të zhvillohte në mënyrë të posaçme shpejtë, ndërsa deri më tani kemi parë zvarritje të pa nevojshme, të cilat kanë qenë pasojë e mospunës së prokurorisë”.

“Nuk dua të spekulojë mbi arsyet e dorëheqjes së zotit Smith, mirëpo një gjë është e sigurtë, se rasti i prokurorisë nuk është i fortë”, u shpreh Qerkini.

/GazetaSinjali/