Avokati David Hooper gjatë seancës së sotme në Hagë, ka thënë se do të kërkojnë lirim të përkohshëm për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Ai ka theksuar se kërkesa për lirim të përkohshëm do të bëhet në javët e ardhshme.
“Unë mund ta paraqes këtu Thaçin njeri me dinjitet dhe ndershmëri, njeri që i ka shërbyer vendit në liri dhe paqe, burrë që ka arritur shumë dhe nuk i meriton këto pretendime”, ka thënë ai.
Hooper gjithashtu vazhdoi duke cituar Bob Dole-n se Thaçi doli mbi luftën e UÇK-së si zëri i arsyes, duke shtuar se ishte pikërisht ai personi që e çoi vendin drejt pavarësisë. /Gazeta Sinjali/