image Avokati Besnik Berisha e quan nënshtrim të LDK-së negocimin me Osmanin për çështjen e presidentit

Politikë

Avokati Besnik Berisha e quan nënshtrim të LDK-së negocimin me Osmanin për çështjen e presidentit

news image

Avokati Besnik Berisha ka kritikuar kryesinë e re të Lidhjes Demokratike të Kosovës për takimet që zhvilluan me kandidaten e Lëvizjes Vetëvendosje për presidente, Vjosa Osmanin, për të negociuar për çështjen e votimit të saj, shkruan Gazeta Sinjali.

Berisha e cilëson këtë veprim si “nënshtrim” të LDK-së.

“Këta që erdhën në pushtet, me qeverisë me partinë, nuk erdhën duke u premtuar qytetarëve se ne do t’ia plotësojmë mungesat Lëvizjes Vetëvendosje”, tha ai në T7.

“LDK e ka vështirë ta mbajë veten duke u nënshtruar dhe duke e prezantuar këtë nënshtrim si konsolidim”, tha Berisha.

Sipas avokatit Berisha, askush nuk mund ta heqë nga gara politike dikë, duke e larguar nga pozita e deputetes dhe duke e vendosur në pozitën e presidentit.

“Kushdo që mendon që duke e çu një njeri në postin më të lartë e heq nga konkurrenca është gabim. Është absurde, kushdo që i beson është e pamundur. Ta heqësh nga pozita e deputetes, ta vendosësh në pozitë e presidentit e heq nga gara politike, nuk mundesh”, tha Berisha.

Berisha tha se kryetari i ri i LDK-së, Lumir Abdixhiku, duhet të mos nënshtrohet, sepse vetëm kështu, ai thotë se mund t’ia rikthen shpresën elektoratit.

“Zoti Abdixhiku duhet t’i japë vetës kurajo. S’është problem a shkon në zgjedhje një herë apo pesë herë. LDK-ja do duhet ta pranonte se kur është votuar nuk është votuar me i hy nën sqetull as njërit as tjetrit si fitues. Në elektorat kthen shpresë nëse shohin që nuk nënshtrohesh, që ke një ekip prapa vetes”, shtoi ai./Gazeta Sinjali/