image Avokati Berisha: Zgjerimi i aktakuzës ndaj Thaçit dhe të tjerëve nuk është zgjerim, por harrnim - Sinjali

Avokati Berisha: Zgjerimi i aktakuzës ndaj Thaçit dhe të tjerëve nuk është zgjerim, por harrnim

news image

Avokati Besnik Berisha, e ka komentuar zgjerimin e aktakuzave ndaj të paraburgosurve që po mbahen në Hagë, duke thënë se intensifikimi i punës së Speciales duhet të shihet si përpjekje e fundit për t’i justifikuar qindra miliona euro që i kanë marrë nga taksapaguesit evropianë.

Ai tha se ky zgjerim, mund të shihet edhe si nuhatje e mundësisë së dështimit të procesit kundër Thaçit e të tjerëve dhe si harrnim i fakteve të identitetit faktik që i kishin parashikuar dikur për konfirmim.

“Intensifikimi i punës realisht duhet të shihen si një përpjekje e fundit për të justifikuar qindra miliona të taksapaguesve evropianë për të sjellë drejtësi, ata po thonë për dhjetëra qytetarë të vrarë, e të zhdukur e të keqtrajtuar“, tha Berisha në RTV Dukagjini.

Ai tha se aktakuza është harrnuar dhe plotësuar me qëllim që të motivohen dëshmitarët e tjerë ose palët e dëmtuara, që ende nuk janë paraqitur në Dhomat e Specializuara.

“Po ashtu, duhet parë edhe si nuhatje e mundësisë së dështimit të procesit kundër Thaçit e të tjerëve, prandaj vjen edhe zgjerimi i aktakuzës. Në fakt nuk është as zgjerim, është harrnim i identitetit faktik, që e kishin parashtruar dikur për konfirmim e që pritej të hyjë në gjykim. Tani e kanë harrnuar, e kanë plotësuar, e kanë saktësuar me shpresën që kjo do t’i shërbejë që t’i motivojë dëshmitarët e tjerë ose palët e dëmtuara që mund të jenë akoma të paparaqitura në Dhomat e Specializuara për dëshmi“, tha Berisha.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin