image Avokati Berisha publikon video ku shihet se mimikat e Gogajt janë shprehi e mbajtjes së protezave

Drejtësi

Avokati Berisha publikon video ku shihet se mimikat e Gogajt janë shprehi e mbajtjes së protezave

news image

Është përfolur në opinion se Shaban Gogaj, në momentin që kishte kapur revolen për të qëlluar aksidentalisht për vdekje Agonis Tetajn, ishte nervoz. Por këtë, e ka sqaruar mirë avokati Besnik Berisha, shkruan Gazeta Sinjali.

Berisha sot i ftuar në mediat vendore, ka sqaruar se Gogaj mban proteza dhe ishte bërë shprehi e tij t’i bënte mimikat me dhëmbë, ashtu sikurse kishte bërë edhe në videon e publikuar.

Për këtë, Berisha ka publikuar edhe një video tjetër në Facebook, ku shihet Gogaj me proteza.

Për ata që dyshojnë se mimikat e Shaban Gogajt ishin si shprehje e nervozizmit, e jo si shprehi e ngelur nga protezat në dhëmbët e tij, i ftoj ta shikojnë edhe këtë video”, ka shkruar avokati Berisha.

/Gazeta Sinjali/