image Avokati Berisha: Ligji do të shprehë epilogun e njëjtë që u dëshmua ditë më parë

Drejtësi

Avokati Berisha: Ligji do të shprehë epilogun e njëjtë që u dëshmua ditë më parë

news image

Besnik Berisha, avokat i Shaban Gogaj i cili është akuzuar për vrasjen e Agonis Tetajt, ka thënë se epilogu i këtij rasti do të jetë që e njëjta është kryer nga pakujdesia. Berisha ka sqaruar se kjo vrasje ka qenë aksidentale.

“Unë vazhdoj me shpreh keqardhjen për humbjen e jetës së të riut. Ligji do të shprehë epilogun e njëjtë që u dëshmua dy ditë më parë. Pamjet po qe se interpretohen një nga një, edhe unë sot këtu jam i paguar me ardh këtu dhe me fol. Për provat ligji e ka paraparë që të lexohen, administrohen dhe interpretohen një nga një”, ka thënë ai në T7.

Më tutje mbrojtja e Gogajt deklaroi se pala e dëmtuar nuk kanë pasur prova se vrasja e Agonisit ka qenë e qëllimshme nga klienti i tij.

Ajo çfarë është drejtësi dhe që daton me shekuj nuk gjykon publiku sepse jemi shtet laik. Obligimi i përfaqësuesit të palës së dëmtuar ishte që të ofronin çfarëdo prove për ta cilësuar një vrasje të rëndë apo të rëndomtë. Siç e keni parë Agonisi nuk ka qenë i vetmi. Ishin tre persona krah për krah. Pala e dëmtuar e ka pasur obligim që t’i ofrojë gjykatës prova dhe motivin e vrasjes. Pas dy vite e gjysmë ky rast ka ngelur”, ka thënë ai.

“Ky rast do të duhej të dëshmohej që ai kishte qëllim që të rrezikohej jeta edhe e dy kolegëve të tij. Nga momenti kur mbyllet telefonata të gjithë e bëjnë një lëvizje që nuk vëzhgohen nga Shaban Gogaj. Ai as nuk e ka pasur idenë se ku po shtie as ku janë të tjerët. Vetëdija e tij ka qenë se e ka marr një armë me gaz që lëshon vetëm zhurmë dhe ka shtie me të”, ka deklaruar ai.

Lidhur me raportet në mes të Agonis Tetajt dhe të akuzuarit për vrasjen e tij, Berisha theksoi se siç e dëshmojnë edhe videot e publikuara, ishin të mira.

Deri në sekondën e fundit, ka qesh e ka folur me Shaban Gogaj. Shabani i ka qeros ata. Agonisi i ka blerë gjërat. Shabani atë ditë e kishte ditën më të lumtur të tij, sepse ka pasur fejesë. Vetëm një natë më përpara është ndërruar vendi i armës. Po ta dinte Shabani, nuk është i çmendur që me e vra dikë dhe me fillu me kukatë. Është i ri me dhembshuri dhe vuan edhe sot”, ka pohuar ai.

Më tutje avokati i të akuzuarit tha se arma me gaz dhe ajo e vërtetë që kanë qenë në dollap, kanë qenë shumë të ngjashme. Sipas tij ka dalluar vetëm tyta e armës.

Eksperti ka thënë që i vetmi dallim në mes të revoles me gaz dhe asaj të vërtetë është tyta. Në të kundërtën ai thotë se nuk vërehet. Ai thotë se e kanë madhësinë e njëjtë, formën e njëjtë dhe nuk dallohen”, ka thënë ai.

Rrëfimi i Berishës vazhdon edhe për telefonatën që pranoi Gogaj në momentin kritik.

“Telefonata është sqaruar në gjykatë. Ka qenë vajza e hallës së Shabanit në bjeshkë duke e pritur Shabanin për me festu, pasi nuk ka mundur me e marr motrën e tij që ishte në lokal. Përgjatë kohës sa Shabani e zhvillon këtë bisedë ata qeshin dhe bëjnë shaka me personin që do të fejohet”, ka deklaruar avokati Berisha. /Gazeta Sinjali/