image Avokati Ben Emmerson kërkon të lirohet Kadri Veseli, reagon prokuroria

Drejtësi

Avokati Ben Emmerson kërkon të lirohet Kadri Veseli, reagon prokuroria

news image

Ben Emmerson, avokat i Kadri Veselit, në seancën e sotme paragjyqësore në Gjykatën Speciale tha se prokuroria e ka pranuar se nuk ka prova kundër klientit të tij.

“Prokuroria ka thënë hapur se nuk ka prova kundër tij as për kryerje fizike të krimeve, as për bashkëkryerje, as për ndihmë dhe inkurajim, apo marrje pjesë në ndonjë mënyrë tjetër në këto krime”, tha ai.

Gjithashtu ai tha se Veseli do të duhej të lirohej menjëherë me një vendim që e shpallë atë të pafajshëm.

“Do të ishte e drejtë që z.Veseli të kthehej në shtëpi menjëherë dhe të jepej vendimi për pafajësinë e tij”, tha Emmerson.

Kurse një prokurore nga Zyra e Prokurorit të Specializuar tha se avokati i Veselit nuk po flet gjëra të sakta, ndërsa nuk pranoi t’i përgjigjet për çështjen e lirimit.

“Deklaratat e bëra nga z. Emmerson qartësisht nuk janë të sakta”, tha prokurorja./Gazeta Sinjali/