image Avokate dhe nënë e një vajze, zbulohet e dashura e ish-konkurrentit të “Për’puthen”

Bota e Yjeve

Avokate dhe nënë e një vajze, zbulohet e dashura e ish-konkurrentit të “Për’puthen”

news image

Nuk arriti të gjejë ‘’Për’puthjen’’ brenda në program, por fati i eci mirë Rinianit menjëherë pasi u largua, shkruan Gazeta Sinjali.

Ish-konkurrenti është në lidhje dashurie me një vajzë brune shumë seksi, të cilën ka vendosur ta prezantojë publikisht.

Nga postimet e bëra dhe dedikimet për të, shihet qartë se Rinianit ka filluar t’i rrahë fort zemra për të.

Duke qenë se vajza nuk është fytyrë publike, kureshtja është e madhe për të ditur më shumë për të.

Brunja sipas të dhënave në profilin e saj në Instagram është nënë e një vajze dhe me profesion avokate.

/Gazeta Sinjali/