Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton ka mbërritur mesditën e kësaj të hëne në aeroportin e Rinasit, teksa do të zhvillojë një vizitë dy ditore në Tiranë.
Avioni me në bord ish-presidentin, u ul në pistën e Rinasit në orën 15:18 minuta.
Clinton është pritur në Rinas nga kryeministri Edi Rama.
Një ceremoni e posaçme zyrtare, ku të pranishëm do të jenë dhe qytetarë, është planifikuar të zhvillohet për ndër të tij pasditen e të hënës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Pas ekzekutimit të himnit kombëtar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë, kryeministri Edi Rama dhe ish-presidenti Bill Clinton do të bëjnë parakalimin ceremonial dhe do të nderojnë flamujt e dy vendeve.
Kryeministri Rama do të mbajë fjalën e rastit dhe më pas do të nderojë Clinton me “Yllin e Mirënjohjes për Arritjet Publike”.
Pas vlerësimit, rreth orës 19: 25, ish Presidenti amerikan do të ketë dhe një fjalim për të pranishmit./abcnews.al