Neymar do të transferohet në Arabi pas arritjes së marrëveshjes mes PSG-së dhe Al-Hilal për nënshkrimin e brazilianit.
Braziliani është pajtuar t’i bashkohet skuadrës saudite në një mega-kontratë 2-vjeçare, ku përveç shumës astronomike në kontratë, ai do të përfitojë edhe benefite të tjera.
Neymar pritet të përfitojë rreth 300 milionë euro për dy sezonet e tij te skuadra e Al Hilal.
Megjithatë kjo nuk është e tëra. Siç raporton ‘FootMercato’, Neymar do të ketë edhe privilegje të tjera në këtë kontratë, siç përfshihen:
- Një avion privat në dispozicion të tij
- Një shtëpi e madhe me staf
- 80,000€ bonus për çdo fitore të Al-Hilal
- 500,000 € për çdo postim në rrjetet sociale që promovon Arabinë Saudite
Braziliani kishte luajtur gjatë gjithë para-sezonit të PSG-së, por u bë e qartë javën e kaluar se ai – si dhe mesfushori Marco Verratti – nuk ishin në planet e klubit për sezonin e ardhshëm nën drejtimin e trajnerit të ri Luis Enrique.