image Avdyli: Vjosa Osmani jo vetëm që është përjashtuar por edhe poshtëruar publikisht nga Agim Veliu

Politikë

Avdyli: Vjosa Osmani jo vetëm që është përjashtuar por edhe poshtëruar publikisht nga Agim Veliu

news image

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, ka thënë se duhet një reformë në subjektin ku bën pjesë, shkruan Gazeta Sinjali.

Avdyli ka thënë se Vjosa Osmani është përjashtuar padrejtësisht nga pozitat udhëheqëse në parti pasi mendonte ndryshe dhe se është poshtëruar nga një grup brenda LDK-së.

“Me të vërtetë ka njerëz të mirë dhe i kanë dhënë këtij vendi. Por nesër nuk mund të marrin vendime dhe të jenë vetvetja. Agim Veliu e ka poshtëruar Vjosa Osmanin. Vjosa Osmani jo vetëm që është përjashtuar por edhe poshtëruar publikisht. Ajo është poshtëruar vetëm që është grua. Është përjashtuar në mënyrë më të çuditshme që nuk ka ndodhur në botën demokratike”, tha ai në T7.

/Gazeta Sinjali/