image Avdyli: Nuk e votoj qeverinë e ardhshme me PAN-in

Kosovë

Deklarata/ Avdyli: Nuk e votoj qeverinë e ardhshme me PAN-in

news image

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, ka sqaruar vendimin e tij për të mos e votuar mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti.

Avdyli ka thënë se nuk e mbështet mocionin për rrëzimin e qeverisë, pasi një gjë e tillë i hap rrugën kthimit të Partisë Demokratike të Kosovës në pushtet.

“Nuk e kam nënshkruar mocionin, nuk e votoj qeverinë e ardhshme me PAN-in. Po shkojmë drejt një qeverie ku patjetër do të jetë PDK-ja. Qeveria e ardhshme do të jetë LDK-PDK, për këtë ne nuk e kemi marrë mandatin”, ka deklaruar Avdyli për T7.

Avdyli ka treguar se përveç tij, mocionin nuk do ta votojnë edhe tre kolegë të tij nga LDK-ja.

“Vjosa Osmani, Haxhi Avdyli, Ardian Shala dhe Fatmir Rexhepi”, ka deklaruar Avdyli, kur është pyetur për emrat e deputetëve që do të votojnë kundër rrëzimit të Qeverisë Kurti./Gazeta Sinjali/