Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, përmes një postimi në Facebook ka thënë se për disa persona në LDK ndoshta presidenti i vendit, Hashim Thaçi, është bërë burrë i mirë, raporton Gazeta Sinjali.
Deputeti Avdyli ka thënë se kjo është thënë në vitin 2018, por që vlen edhe sot.
“2018 e thënë po që vlen edhe më shumë në ditët e sotshme. Apo ndoshta tani Hashim Thaqi për disa në LDK është bërë burrë i mirë”, ka thënë ai.
Këto shkrime, Avdyli i ka bërë duke kujtuar një shkrim të vitit 2018-të, ku kishte deklaruar se presidenti historik, Ibrahim Rugova sa ishte gjallë nuk e kishte lënë në asnjë pozitë Thaçin pasi që e kishte njohur. /Gazeta Sinjali/