image Avdyli: Mashtruesi ka emër -Isa Mustafa, Ndryshimi ka emër –Vjosa Osmani

Politikë

Avdyli: Mashtruesi ka emër -Isa Mustafa, Ndryshimi ka emër –Vjosa Osmani

news image

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për zgjedhje të reja, shkruan Gazeta Sinjali.

Avdyli i cili vazhdimisht ka kritikuar LDK-në dhe liderin e saj ka thënë se me ardhjen në pushtet të Vjosa Osmanit do të vijë ndryshimi.

“Ska më më linqime poshtërim, përjashtim nga ata që me marreveshje prapa perdeve e tjetërsojnë vullnetin e vertetë të qytetarëve. Qytetari i kuptoi të gjitha, smashtrohet më nga mashtruesit që 40 vite në politikë jetuan e vepruan duke mashtruar. Edhe 40 ditë për të pensionuar mashtruesin nga Rinia socialiste , sekretari krahinor, 3% e deri sot që bëri llugë skenën politike. Mashtruesi ka emër – Isa Mustafa. Ndryshimi ka emër – Vjosa Osmani“, shkroi Avdyli në Facebook./Gazeta Sinjali/