image Avdyli ironizon me humbjen e çantës në Bruksel: Shpresoj që Skenderi ta ruaj më mirë interesin e Kosovës

Politikë

Avdyli ironizon me humbjen e çantës në Bruksel: Shpresoj që Skenderi ta ruaj më mirë interesin e Kosovës

news image

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, ka ironizuar me koordinatorin shtetëror për dialogun Kosovë-Serbi, Skender Hysenin pas humbjes së çantës së njërit prej delegatëve në Bruksel, shkruan Gazeta Sinjali.

Avdyli tha se shpreson që Hyseni do ta ruaj interesin e Kosovës, më mirë sesa çantën e tij, ani pse ekperti për çështje ekonomike në dialog, Muhamet Mustafa tha për Gazetën Sinjali se çanta i përkiste atij dhe se në të nuk ka pasur ndonjë dokument shtetëror, por vetëm dokumente personale të tij dhe para.

“Por s’besoj që Serbia ka me zbulu ndonjë dokument të ndjeshëm në atë çantë, se s’ka pas letra me strategji, as ndonjë taktikë të re që me detyru Serbinë me na njohë, përveç strategjisë së deritashme, t’u pa, t’u ba…”, shkroi Avdyli në Facebook./Gazeta Sinjali/