Për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se marrëveshja mes këtyre dy vendeve do të arrihet përmes një procesi dinamik dialogues të udhëhequr nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
Këtë Hoti e ka shkruar në një postim në rrjetin social Facebook, ku edhe ka bërë të ditur se do të ballafaqohen me këtë proces, pasi sipas tij, Kosova është në limit të kohës, që të bëhet pjesë e mbrojtjes dhe avancimit të sovranitetit të vendi.
“Ballafaqimi me këtë proces është domosdoshmëri e jona, por edhe kërkesë e miqve tanë që na kanë përkrahur për 30 vite rresht, nga kërcënimet e Kërshëndellave e deri tek bombardimet e NATO-s e shpallja e pavarësisë. Kjo marrëveshje arrihet vetëm përmes një procesi dinamik dialogues të UDHËHEQUR nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Pengesat e vetë shkaktuara që na përjashtojnë nga ky proces nuk na ndihmojnë, përkundrazi”, ka shkruar Hoti në Facebook./Gazeta Sinjali/