image Avdullah Hoti tregon se çfarë duhet të bëjë Glauk Konjufca për t’u arritur koalicioni LDK-VV

Kosovë

Koalicion/ Avdullah Hoti tregon se çfarë duhet të bëjë Glauk Konjufca për t’u arritur koalicioni LDK-VV

news image

Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka deklaruar se kryetari i kësaj partie, Isa Mustafa, nuk do t’i kthej asnjë përgjigje Lëvizjes Vetëvendosje në letrën e dërguar sot.

Ai në KTV ka thënë se një letër e tillë nuk e meriton t’i përgjigjet për shkak se sipas tij, një letër e tillë nuk i dërgohet një partneri të mundshëm të koalicionit.

“Nuk do t’i kthejmë përgjigje, është normale se nuk do t’i kthejnë përgjigje për shkak se kjo letër nuk meriton përgjigje”.

“Me një letër të tillë si mund të kthehesh në bisedime. Dhe pavarësisht kësaj Isa Mustafa nuk e ka marr seriozisht këtë letër duke aluduar që të mos presin përgjigje”, ka deklaruar Hoti.

Më tutje ai nuk e ka hedhur poshtë si mundësi që LDK t’i përgjigjet pozitivisht një ftese të ardhshme nga VV për takim.

“Sigurisht që do të konsultohemi, por besoj që do të shkojmë”, thotë ai.

Më tutje Hoti thotë se nuk mund të ketë koalicion me VV-në përderisa Konjufca mban postin e kryeparlamentarit.

-“Nëse LVV dëshiron të bëjë koalicion me LDK-në kjo është forma, si jep dorëheqje apo si largohet nga ai post është çështje e tyre”, ka deklaruar Hoti./Gazeta Sinjali/