Zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka shkruar se vendimin e Bankës Qendrore për pagesat e kësteve ta shfrytëzojnë vetëm kredimarrësit që i mbulojnë nevojat elementare të familjes.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Hoti ka thënë se, BQK ka vendosur për kredimarrësit të cilët nuk mund të paguajnë këstin brenda afatit të caktuar, duhet të lajmërojnë bankën.
“Banka Qendrore e Kosovës dhe Shoqata e Bankave, për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19, kanë vendosur që kredi marrësit që nuk mund të paguajnë këstin e kredisë nga 16.03.2020 deri më 30.04.2020 duhet VETËM ta njoftojë bankën ose institucionin financiar me email ose telefon. Njoftimet e tilla do të aprovohen AUTOMATIKISHT nga banka”. ka shkruar Hoti.
Derisa, ka theksuar se këstet e papaguara mund të paguhen pa asnjë ndëshkim pas periudhës kalimtare./Gazeta Sinjali/