image Avdullah Hoti thotë se po mbaron koha për taksën: Me Amerikën nuk ka kohë për zgjidhje kreative

Kosovë

Deklaratë/ Avdullah Hoti thotë se po mbaron koha për taksën: Me Amerikën nuk ka kohë për zgjidhje kreative

news image

Zëvendëskryeministri Avdullah Hoti, tha se ekziston një limit i ngushtë kohor që si Qeveri e re të dalin në krye të proceseve në bashkëpunim me SHBA-në.

“Ne nuk duhet të humbim procesin e daljes në krye si qeveri, rreziku është të mbesim anash nga SHBA duke rrezikuar partneritetin kryesor serioz” është shprehur Hoti.

Hoti gjithashtu ka theksuar se nuk ka kohë për zgjidhje kreative, sepse ndryshe sipas tij ekziston mundësia të mbesin si qeveri e izoluar pa mbështetjen e SHBA-së.

“Unë besoj që nuk ka kohë për zgjidhje kreative, nuk ka rrugë të ndërmjetme për partneritetin me SHBA-në” tha Hoti në T7./ Gazeta Sinjali/