image Avdullah Hoti thotë se nuk ka marrëveshje për vizitat e zyrtarëve serbë në Kosovë

Kosovë

Avdullah Hoti thotë se nuk ka marrëveshje për vizitat e zyrtarëve serbë në Kosovë

news image

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka demantuar lajmet se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për lejimin e vizitave të zyrtarëve serb në territorin e Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Hoti përmes një shkrimi në Facebook ka shkruar se, secila kërkesë për vizitë do të analizohet nga institucionet kompetente para se të miratohet apo të refuzohet.

“Informatat për arritjen e një marrëveshjeje në mirëkuptim, midis Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, për vizitat e zyrtarëve të lartë nga Serbia janë të pavërteta. Qeveria respekton marrëveshjen për lëvizjen e lirë. Por, secila kërkesë për vizitë analizohet nga institucionet kompetente para se të miratohet apo të refuzohet”, ka shkruar Hoti./Gazeta Sinjali/