image Avdullah Hoti thotë se Kosova rrezikon të izolohet nga SHBA-ja dhe BE-ja për shkak të taksës

Kosovë

Politikë/ Avdullah Hoti thotë se Kosova rrezikon të izolohet nga SHBA-ja dhe BE-ja për shkak të taksës

news image

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është deklaruar për çështjen e taksës së Kosovës ndaj Serbisë. Hoti ka thënë se heqja e taksës është një kusht i pa kapërcyeshëm i BE-së dhe i SHBA-së që të rifillojë dialogu.

Ai ka thënë se Kosova rrezikon seriozisht që të izolohet nëse nuk heq tarifën ndaj Serbisë.

“Përfshirja amerikane në dialog e ka ndryshuar dinamiken e negocimit. Qëndrim i Sekretarit Pompeo dhe angazhimet e ambasadorit Grenell se sovraniteti i Republikës së Kosovës është tepër i rëndësishëm për të ardhmen e rajonit dhe se Marrëveshja për Paqe mes Kosovës dhe Serbisë duhet të rezultojë me njohjen reciproke, janë garanci për pozitën tonë negociuese dhe synimet tona në këtë dialog”.

“Dialogu duhet të udhëhiqet nga Qeveria e Kosovës, e cila bartë legjitimitetin politik të deleguar nga Kuvendi i Kosovës. Përfshirja sa më e shpejt jep kohë për negocim më të favorshëm për Marrëveshjen përfundimtare”, ka shkruar ai.

Hoti po ashtu ka thënë se asnjë masë e Kosovës ndaj  Serbisë nuk mund ta mbrojë apo avancojë pozitën e Kosovës ndaj SHBA-së dhe BE-së.

“Tarifa mbi mallrat serbe dhe boshnjake është pengesë e pa kapërcyeshmë për komunitetin ndërkombëtar, SHBA dhe BE. Çdo shtyerje për heqjen e tarifës komprementon seriozisht pozitën tonë negociuse në këtë dialog, dëmton raportin tonë me SHBA dhe BE, si dhe rrezikon një izolim për Qeverinë dhe vendin”.

“Asnjë masë e jona e një anëshme nuk mund të mbroj apo avansoj pozitën tonë nëse ajo nuk mbështetet nga SHBA dhe BE.  Qeveria e Republikës së Kosovës duhet të heqë tarifën famoze dhe kështu të ulet barabarsisht dhe me miqtë e saj në tryezën e Dialogut. Çdo alternativë tjetër rrezikon seriozisht të ardhmen e vendit”, thuhet në shkrimin e Hotit./Gazeta Sinjali/