image Avdullah Hoti thotë se gjithçka është në dorë të Vetëvendosjes

Kosovë

Koalicion/ Avdullah Hoti thotë se gjithçka është në dorë të Vetëvendosjes

news image

Nënkryetari i LDK-së, Avdullah Hoti, në një deklarim për REL ka thënë se është në dorën e VV-së që ta gjejë mënyrën për themelimin e institucioneve të reja.

Pavarësisht se LDK-ja është subjekti i dytë me rezultat zgjedhor, Hoti ka thënë se në takimin e fundit VV-së i është dhënë një ofertë.-

“Takimi i ardhshëm mund të bëhet nëse partia që ka dalë e para ofron zgjidhje për marrëveshje. Ne jemi të interesuar për takim, por vetëm për takim për marrëveshje, e jo për vetëm sa për tu takuar”, tha Hoti.

Ai ka shtuar se në të gjitha takimet e mbajtura deri më tani me Lëvizjen Vetëvendosje, LDK ka shprehur gatishmërinë për bashkëqeverisje duke respektuar vullnetin e qytetarëve të shprehur më 6 tetor 2019.

“Vetëm një marrëveshje që reflekton këtë vullnet është e pranueshme për LDK-në dhe siguron stabilitet për Qeverinë për të kryer mandatin e plotë, që është tepër e nevojshme për të kryer reformat e nevojshme për zhvillim ekonomik e social dhe integrim evropian”, thotë Hoti.