Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka treguar se gjatë një darke pune me partitë anëtare të Partisë Popullore Evropiane ka takuar ndërmjetësin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se në këtë darkë kanë diskutuar me perspektivën euro-integruese të Ballkanit Perëndimor.
“Diskutim me z. Miroslav Lajçak lidhur me perpsektivën euro-integruese të Ballkanit Perëndimor në një darkë pune në Vjenë me parlamentarë nga partitë anëtare të Partisë Popullore Evropiane nga Austria, Gjermani, Franca dhe nga të gjitha vendet e rajonit në kuadër të Iniciativës Ndërparlamentare për Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Hoti.