image Avdullah Hoti: Sot festojmë ëndrrën e heronjve

Kosovë

Avdullah Hoti: Sot festojmë ëndrrën e heronjve

news image

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, po merr pjesë në manifestimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës me rastin e 13-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Hoti uroi të gjithë qytetarët për 17 Shkurtin dhe tha se në këtë përvjetor po festohet ëndrra e heronjve.

“Ditët si këto na sjellin në mëndje vlerat më të larta të atdhedashurisë. Në këto ditë marrim fuqi dhe përkushtohemi për borxhin që ua kemi fëmijëve tanë që Kosovën ta bëjmë vendin e ëndrrave për të gjithë qytetarët tanë”, është shprehur Hoti.

“Sot në përvjetorin e 13-të të shtetësisë së Kosovës festojmë ëndrrën e heronjve”, ka shtuar ai, duke përmendur rezistencën paqësore dhe ushtarake të Kosovës.

“Gëzuar Dita e Pavarësisë të gjithë qytetarëve”, përfundoi Hoti./Gazeta Sinjali/