Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, gjatë raportimit 100-ditësh të udhëheqjes së tij, ka numëruar disa nga sukseset e kësaj qeverie, njofton Gazeta Sinjali.
Hoti ka folur edhe për projektligjin e Rimëkëmbjes Ekonomike që për të gjashtën herë radhazi ka dështuar të kalojë në Kuvendin e Kosovës, duke thënë se ky projektligj do të kalojë të hënën.
“Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike do të kalojë të hënën në seancën e jashtëzakonshme që është thirrur nga LDK,” ka thënë Hoti.
Kryeministri i vendit ka thënë se ky program ka vlerë prej 365 milionë eurove.
“Programi jonë për rimëkëmbje ekonomike është në vlerë prej 365 milionë euro që është miratuar me rishikimin e buxhetit. Vendimi i fundit ka qenë lëshimi i 87 milionëve”, është shprehur ai.
Ai gjithashtu ka folur edhe për marrëveshjen ekonomike të nënshkruar në Washington mes Kosovës dhe Serbisë, i cili tha se kjo marrëveshje ka sjellur një miliard euro investime për pesë vitet e ardhshme. /Gazeta Sinjali/