Zëvendëskryeministri i parë, Avdullah Hoti, se bashku me kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudarin, ka takuar sot përfaqësuesit e disa bizneseve në Podujevë.
Ata kanë biseduar për planet dhe sfidat që po hasin bizneset në këtë Komunë.
“Projekte shumë interesante, si shitjet online apo kultivimi dhe shitja e shafranit, u diskutuan gjerësisht. Komuna do ju qëndrojë afër këtyre bizneseve, krahas mbështetjes nga niveli qendror”.