image Avdullah Hoti për 8 Mars: Pa rolin aktiv të gruas, do të ishim më pak njerëzor

Kosovë

Avdullah Hoti për 8 Mars: Pa rolin aktiv të gruas, do të ishim më pak njerëzor

news image

Zëvendëskryeministri Avdullah Hoti, për nder të “Ditës së Gruas”, ka reaguar përmes një shkrimi në rrjetin social në Facebook, duke theksuar rolin e rëndësishëm që ka gruaja në shoqëri dhe familje.

“Pa rolin aktiv të gruas në shoqëri e familje, do të ishim më pak njerëzor. Ajo paraqet shpresën për ndërtimin e lumturisë shoqërore, që është synimi i shoqërive modern demokratike”, është shprehur Hoti.

Ndryshe, sot me 8 Mars, në mbarë botën përkujtohen sakrificat e grave ndër vite, ku në shumë shtete edhe protestohet për të drejtat e tyre.

Kujtojmë që sot në Prishtinë është paralajmëruar marshi protestues prej orës 12:00, në sheshin “Zahir Pajaziti” me moton “Gratë marshojnë, nuk festojnë”./ Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/avdullah.hoti/posts/3107235249337808?xts%5B0%5D=68.ARBGFV04ZHYWZiDWmjqRc5w_5YnP8JggMca0lAzKWRUkPR5QuoIawEXQU9rvvUOond7il4LYoJ6KrUkKRnW5ryS2HATZhx-tzM4iaKsY2okCXa3vh2Z1fHYGzDsS4q6XNKiU5Z_UovalJvam4kfARWgeEA6tSv2-pNhBISpvXY1SUMra_TJkE07jdQVEyndgBedh0Cyg9z3s3mHqZCSrABvyHpXhnpSNWoBgrE2H8FTPJ31CqD-ouFqymP3WOJzSFOb1p3UdT7DoRMgkWZ9F3QLdRKCIoytdtzdB4L99MEcv2FcO0yU0avh4JRenNH-rsLY7_KTVKvbHcLsvs01SGQ&tn=-R